27.3 C
Tiranë
Tuesday, July 28, 2026

Spanja përballet me aksidente hekurudhore të njëpasnjëshme

Spanja është përsëri në tronditje dhe zi, pas një serie aksidentesh hekurudhore që kanë lënë dhjetëra të plagosur dhe viktima.

Më 18 janar, 42 persona humbën jetën në tragjedinë e rëndë në Antamuth, ndërsa dy aksidente të tjera gjatë javës kanë shqetësuar sërish publikun.

Të martën vonë, një person vdiq dhe 37 u plagosën, pesë prej tyre në gjendje kritike, kur një tren periferik u përplas ballë për ballë me një mur mbajtës të rrëzuar mbi shinat, pranë qytetit Gelida, rreth 35 km nga Barcelona. Viktimë mbeti drejtuesi i trenit.

Po të martën, një tren me 10 pasagjerë doli nga shinat në provincën Gironë, për shkak të gurëve mbi binarë, por nuk pati të lënduar.

Ndërkohë, hetimet mbi tragjedinë në Antamuth vijojnë, duke u fokusuar në dy skenarë: defekt të infrastrukturës hekurudhore ose problem teknik në tren. Ministri i Brendshëm, Fernando Grande-Marlaska, njoftoi se shinave dhe rrotave të trenit Iryo do t’u nënshtrohen analizave laboratorike për të identifikuar shkakun e rrëshqitjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në aksin Elbasan–Metalurgji, përplasen 4 automjete, raportohet një i lënduar

0
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të marte në aksin Elbasan–Metalurgji. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:45, ku sipas informacioneve paraprake janë përfshirë...

SPAK kërkon ekstradimin e biznesmenit Ilir Shtufi nga Greqia, arrestimi në Selanik pas një...

0
Brenda afatit 40-ditor të vendosur nga gjykata e Selanikut, Prokuroria e Posaçme (SPAK) u ka dërguar autoriteteve greke letërporosinë për ekstradimin e biznesmenit të...

Agron Shehaj pezullohet 60 ditë nga Kuvendi, PS e akuzoi për marrjen e dokumentit...

0
Deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është pezulluar për 60 ditë nga pjesëmarrja në seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare. Vendimi është...

Tronditet Vince McMahon! Gjykata mbyll padinë për trafikim seksual, por telashet e ish-kreut të...

0
Gjykata Federale e Connecticut në Shtetet e Bashkuara ka vendosur mbylljen e padisë civile të ngritur nga ish-punonjësja e WWE, Janel Grant, kundër ish-drejtuesit...

Gjykata e Lartë e Brazilit refuzon lirimin e Ervin Matës, mbetet në arrest në...

0
Gjykata e Lartë e Brazilit ka rrëzuar kërkesën për lirimin e Ervin Matës, duke lënë në fuqi masën e arrestit parandalues me qëllim ekstradimin...