28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Elbasan, arrestohen tre persona për futje droge në burg, mes tyre nje familjare

Elbasan – Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve ka finalizuar një hetim disa-mujor që çoi në arrestimin e tre personave, të përfshirë në një skemë për futjen e drogës në IEVP Elbasan.

Në zbatim të urdhrit të ekzekutimit të datës 22 janar 2026, bazuar në vendimin nr. 784 të dhënë më 19 dhjetor 2025, masën “Arrest me burg” e morën:
• Ndricim Kroi, punonjës policie në IEVP Elbasan
• Esmeralda Komici, familjare e një të paraburgosuri
• Gerald Stamolla, i paraburgosur në IEVP Elbasan

Hetimi, i drejtuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe i zhvilluar me metoda speciale, zbuloi bashkëpunimin mes të paraburgosurit, familjarit të tij dhe punonjësit të policisë për futjen e lëndëve narkotike brenda institucionit, me qëllim përfitimin financiar.

Materialet procedurale janë referuar tashmë Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore. SHKBB dhe Ministria e Drejtësisë theksojnë zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe krimit në burgje dhe ftojnë qytetarët të denoncojnë çdo shkelje.

Ngjarja tronditi komunitetin lokal dhe rikujtoi nevojën për kontrolle më të rrepta në institucionet penitenciare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...