24.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

Policia e Kosovës sekuestron 140 kilogramë eksplozivë në veri të vendit

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar 140 kilogramë eksplozivë gjatë një kontrolli të realizuar dje në veri të vendit. Sipas autoriteteve, materiali shpërthyes është i prodhuar në Serbi.

Lidhur me rastin, në emisionin Info Magazine ka folur shefi i Planifikimit në Operativën e Policisë në veri, Erduan Baliqi, i cili bëri të ditur se eksplozivi mban shenjën e prodhimit të vitit 2014.
“Eksplozivi përmban tiketën që është i vitit të prodhimit 2014. Më tutje nuk mund të flasim më shumë rreth kësaj çështjeje”, deklaroi Baliqi në Klan Kosova.

Ai theksoi se kohët e fundit është rritur ndjeshëm bashkëpunimi i qytetarëve me policinë në veri të vendit, veçanërisht në raportimin e rasteve që lidhen me armë dhe mjete të rrezikshme.

“Andaj i ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht etnisë, që çdo informacion që posedojnë për ndonjë mjet të rrezikshëm, armatim apo eksploziv, ta raportojnë tek ne. Policia do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme”, u shpreh Baliqi.

Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje për persona të dyshuar apo arrestime.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

KLSH ‘ngre alarmin’ për Bashkinë e Vlorës: miliona lekë të paarkëtuara, shkelje në tenderë...

0
Bashkia e Vlorës është përballur me një sërë problematikash serioze në menaxhimin financiar dhe zbatimin e ligjit, sipas raportit vjetor të Kontrollit të Lartë...

Horoskopi ditor, e Martë, 28 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ecësh më ngadalë dhe me mendje të ftohtë. Mos u nxit në vendime të rëndësishme. ♉ Demi Je në formë shumë të mirë....

Parashikimi I motit, e Martë, 28 Prill 2026

0
Më 28 prill 2026, moti në Shqipëria vijon i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me një ndjesi pothuajse verore në shumë zona. Gjatë ditës priten...

Makina përmbyset pranë qendrës tregtare në Tiranë – shpëton shoferja

0
Një aksident është regjistruar në afërsi të një qendre tregtare në Tiranë, ku një automjet është përmbysur gjatë lëvizjes. Sipas informacioneve paraprake, nga ngjarja janë...

Meta i transformuar në gjyq pas 18 muajsh izolim – detaje nga jeta e...

0
Ilir Meta është shfaqur për herë të parë në publik pas rreth 18 muajsh paraburgim, gjatë seancës së parë gjyqësore ku ai dhe të...