26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Aksidenti fatal në Rumani: Dy të rinj shqiptarë ndër viktimat e tifozëve të PAOK-ut

Tre tifozët e PAOK-ut, të plagosur në aksidentin fatal të ndodhur të martën në Rumani, ndodhen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën. Lajmi konfirmohet nga drejtori i spitalit në Timishoara, ku ata po marrin trajtim mjekësor.

Në një prononcim për televizionin Mega, drejtori i spitalit, Dorel Sandescu, bëri të ditur se njëri prej të plagosurve është në gjendje më të rëndë dhe po trajtohet në repartin e kujdesit intensiv. Ai ka pësuar fraktura të shumta si dhe dëmtime në mushkëri.

Sipas Sandescut, pacienti në kujdes intensiv është i stabilizuar, nuk është i intubuar dhe po merr oksigjen përmes maskës, ndërsa gjendja e tij po monitorohet vazhdimisht nga stafi mjekësor.

Autoritetet rumune kanë konfirmuar identitetin e viktimës së dytë shqiptare në aksidentin fatal të martës, duke e bërë kështu dy numrin e shtetasve shqiptarë që humbën jetën në këtë ngjarje tragjike. Pas Vasil Pilos, viktima tjetër është Genci Sadiku, i cili udhëtonte së bashku me Pilos në të njëjtin furgon.

Sipas hetimeve paraprake, mjeti i tifozëve të PAOK-ut u përplas drejtpërdrejt me një kamion, pasi po lëvizte në korsinë e gabuar, duke rezultuar fatal për të gjithë pasagjerët. Pamjet nga vendngjarja tregojnë qartë momentin e përplasjes “kokë më kokë”, që shpjegon shkallën e lartë të tragjedisë.

Autoritetet rumune vazhdojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa lajmi ka tronditur jo vetëm komunitetin e tifozëve të PAOK, por edhe publikun në Shqipëri dhe Greqi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...