26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Përplasje qëndrimesh mes Gretës dhe Kristit në BBVA: “Nuk i besoj miqësisë së saj”

Raporti mes Gretës dhe Kristit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” duket se nuk ecën në të njëjtën linjë, duke nxjerrë në pah mospërputhje të qarta mes deklaratave të tyre.

Ndërsa Greta ka pohuar se mes tyre ekziston një raport i mirë dhe se ka vlerësim për Kristën, ky i fundit ka shprehur hapur dyshimet e tij në Dhomën e Rrëfimit. Kristi ka deklaruar se nuk i beson miqësisë së Gretës dhe se, sipas tij, afrimi i saj lidhet me lojën e Selinit dhe Mirit.

Ai ka shtuar gjithashtu se prania e Gretës pranë tij po i shkakton bezdi, duke theksuar se nuk është i qetë me këtë marrëdhënie. Pas transmetimit të klipit, Greta reagoi duke sqaruar se nuk i është afruar Kristit për të favorizuar askënd në lojë, por sepse e vlerëson si person dhe si lojtar.

Nga ana tjetër, Kristi vijoi të shfaqej dyshues, duke vënë në pikëpyetje arsyen pse Greta i qëndron pranë dhe pse e ka shpëtuar gjatë zinxhirit. I pyetur nëse këto dyshime lidhen me “paranojë”, ai u shpreh se bëhet fjalë për analizë dhe kujdes në lojë.

“Nuk është paranojë, por të mendosh më shumë seç duhet”, tha Kristi, duke lënë të kuptohet se besimi mes tyre mbetet i brishtë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...