34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Bizneset në vështirësi: Sistemi Self-Care jashtë funksioni, rrezikohen afatet dhe penalitetet

Sistemi Self-Care, i përdorur nga bizneset për fiskalizimin dhe raportimin tatimor, vijon të mbetet jashtë funksioni, duke krijuar probleme serioze për mijëra subjekte ekonomike. Siç evidentohet edhe nga përpjekjet për aksesim përmes portalit qeveritar e-Albania, shërbimet nuk janë të disponueshme.

Sipas Blerina Gjyliqit nga shoqata e biznesit të mesëm dhe të vogël, rreth 130 mijë subjekte janë prekur drejtpërdrejt nga kjo situatë, e cila po zgjat prej më shumë se një muaji.

Një nga shqetësimet kryesore lidhet me afrimin e afatit për dorëzimin e pasqyrave financiare të vitit të kaluar, që duhet të kryhet brenda muajit mars. Në kushtet kur sistemi qeveritar nuk funksionon dhe bizneset nuk kanë mundësi teknike të raportojnë të dhënat, përfaqësuesit e tyre kërkojnë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shtyrjen e afateve ligjore.

Po ashtu, bizneset shprehin shqetësim për vendosjen e gjobave dhe penaliteteve automatike, pasi sistemi tatimor, edhe në mungesë të mundësive teknike për deklarim, vijon të aplikojë masa ndëshkuese online.

Përballë kësaj situate, komuniteti i biznesit bën thirrje për masa urgjente dhe ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse, me qëllim rikthimin sa më shpejt të funksionalitetit të sistemit dhe shmangien e pasojave financiare të padrejta për sipërmarrësit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Algoritmi i naftës dhe algoritmi i Edi Ramës”, Bardhi: “Nga 219 lekë që paguan...

0
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar qeverinë për çmimin e lartë të naftës në Shqipëri, duke deklaruar se vendi...

Shoqëronte Ergys Agasin gjatë arrestimit, GJKKO lë në burg ish-punonjësin e Policisë

0
Uljan Shpataraku, ish-punonjësi i Policisë që shoqëronte Ergys Agasin në momentin e arrestimit të tij, do të vijojë të qëndrojë në qeli. Gjykata e...

“PasqyrAlbania”, zgjidhja e re e Ramës për protestat? Eksperti: “Version i ri i një...

0
Pas protestave maratonë të njohura si “Revolucioni i Flamingove”, kryeministri Edi Rama ka prezantuar një platformë të re komunikimi me qytetarët, të quajtur “PasqyrAlbania”....