32.5 C
Tiranë
Wednesday, July 1, 2026

Kapiteneria e Portit të Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve të vogla për shkak të motit të keq

Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike, Kapiteneria e Portit të Vlorës ka vendosur ndalimin e pajisjes me leje-nisje të mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit për një periudhë 24-orëshe.

Sipas njoftimit zyrtar, bazuar në parashikimin hidrometeorologjik detar, moti pritet të përkeqësohet ndjeshëm brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës. Era do të fryjë nga drejtimi jug–juglindje me forcë deri në 6–7 ballë, ndërsa shpejtësia e saj pritet të arrijë nga 15 deri në 25 m/s. Lartësia e dallgëve parashikohet të variojë nga 1.5 deri në 2.5 metra.

Në këto kushte, Kapiteneria ka ndaluar lundrimin e mjeteve të vogla dhe të peshkimit si brenda gjirit të Vlorës ashtu edhe në det të hapur gjatë ditës së sotme dhe asaj të nesërme.

Autoritetet detare u bëjnë thirrje të gjithë subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë të bashkëpunojnë dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port, si dhe për rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve, me qëllim parandalimin e çdo situate të rrezikshme.

Ndërkohë, bëhet e ditur se anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vijojnë operimin normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Sipas Kapitenerisë së Portit të Vlorës, përmirësimi i situatës hidrometeorologjike pritet më 29 janar, pas orës 06:00, kur do të rishikohet edhe vendimi për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Mbappé thyen rekord historik: ‘Jam vetëm një hap larg Messit’ – dopieta ndaj Suedisë...

0
Kylian Mbappé ka qenë sërish vendimtar për Francën, duke udhëhequr “Gjelat” drejt një fitoreje bindëse 3-0 ndaj Suedisë dhe kualifikimit në 1/8-at e Kupës...

Norvegjia kalon në fazën e 1/8-ave të Botërorit, Haaland vendimtar në fund: “Zgjidhëm një...

0
Norvegjia ka siguruar një vend mes 16 skuadrave më të mira të “Botërorit 2026”, pas një fitoreje 2-1 ndaj Bregut të Fildishtë në raundin...

“Mbi 1,900 të vdekur dhe mijëra të plagosur pas dy tërmeteve shkatërruese”/ OKB paralajmëron...

0
Bilanci i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën më 24 qershor vijon të përkeqësohet ndjeshëm. Sipas autoriteteve, numri i të vdekurve ka...

Rekord historik për temperaturën e oqeaneve/ Shkencëtarët japin alarmin për ngrohjen globale

0
Temperaturat sipërfaqësore të oqeaneve në mbarë botën kanë arritur një rekord të ri historik gjatë muajit qershor, sipas të dhënave të publikuara nga Observatori...

Mbi 1 miliard dollarë të ardhura në një vit/ Raporti financiar zbulon burimet e...

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar mbi 1 miliard dollarë të ardhura gjatë vitit 2025, ku pjesa më e madhe e...