34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet në hapësirën Shengen, duke bllokuar sërish pika të shumta kufitare.

Të mërkurën, më 28 janar 2026, në ditën e tretë të protestës, dhjetëra pikëkalime kufitare u bllokuan në Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Aksione të ngjashme u zhvilluan edhe nga shoferët serbë, të cilët bllokuan kalimet drejt hapësirës Shengen, duke shkaktuar radhë të gjata kamionësh.

Në pikëkalimin Bajakovo, më i rëndësishmi ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, policia kufitare konfirmoi për AFP se kolona e kamionëve arriti rreth dy kilometra. Ndërkohë, Dhoma Serbe e Tregtisë (CCIS) paralajmëroi se ekonomitë e Ballkanit Perëndimor po humbasin çdo ditë rreth 100 milionë euro nga vlera e eksporteve për shkak të bllokadave.

Sipas shoqatave të spedicionit, protestat janë të koordinuara kundër sistemit digjital Entry/Exit System (EES), i cili është aplikuar që nga tetori për regjistrimin elektronik të hyrje-daljeve të shtetasve nga vendet jo anëtare të BE-së. Sistemi synon të zëvendësojë vulat në pasaporta dhe të forcojë kontrollin e kufijve të jashtëm të BE-së përmes regjistrimit të të dhënave të udhëtimit dhe atyre biometrike.

Shkak kryesor i revoltës janë arrestimet e përsëritura të shoferëve që kanë shkelur rregullin e qëndrimit 90 ditë brenda 180 ditëve në BE. Edhe pse kjo rregullore nuk është e re, zbatimi i sistemit EES ka sjellë kontrolle më të rrepta dhe identifikim më të shpejtë të shkeljeve.

Organizatorët e protestës kërkojnë negociata me autoritetet europiane për rregulla përjashtuese, që të paktën të shmangen arrestimet e shoferëve profesionistë, duke e kushtëzuar me këtë kërkesë heqjen e bllokadave.

Nga ana e saj, Komisioni Europian deklaroi të hënën, më 26 janar, se është i vetëdijshëm për shqetësimet e ngritura dhe po ndjek nga afër situatën. Sipas të dhënave zyrtare, BE-ja mbetet partneri kryesor tregtar i Ballkanit Perëndimor, duke përbërë rreth 60% të volumit total të tregtisë së rajonit. Vetëm në vitin 2024, shkëmbimet tregtare mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor arritën mbi 83 miliardë euro.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...