26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë arrestimin e dy personave, ndërsa një tjetër shpallet në kërkim.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, kur shtetasit Anest Gjonca, Mikel Hoxha dhe Xhuliano Sanxhaku dyshohet se kanë hyrë në banesën e B. Q., ku për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta dhe mjet prerës shtetasit Enea Qorri, B. Q. dhe vetë Anest Gjoncën. Si pasojë, Enea Qorri dhe Anest Gjonca u plagosën, por jashtë rrezikut për jetën.

Policia njoftoi se u arrestuan Mikel Hoxha, 24 vjeç, dhe Xhuliano Sanxhaku, 27 vjeç, ndërsa shtetasi Florjan Gjoncaj është shpallur në kërkim. Materialet i janë kaluar Prokurorisë për akuzën “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...