25.3 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

“Ti je tullë e djegur”, shpërthen debati pas sfidës së rezistencës në “Big Brother VIP 5”

Sfida e rezistencës në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” ka sjellë tensione të forta dhe debate të ashpra mes banorëve, duke nxjerrë në pah përçarje dhe akuza të drejtpërdrejta mes grupeve.

Fitues i sfidës u shpall grupi jeshil, i përbërë nga Rogerti, Artani, Juela dhe Kristi. Grupi i parë që u eliminua ishte ai blu me Selin, Mirin, Gimbën, Gretën dhe Inën, ndërsa më pas humbi edhe grupi i verdhë me Angelon, Krusitën, Baby G dhe Stelinën.

Në fazën përfundimtare të sfidës, përballë grupit jeshil mbeti grupi i kuq, i përbërë nga Mali, Mateo, Brikena dhe Stenaldo. Pikërisht në këtë moment, Stenaldo vendosi të shkëpuste dorën nga Mateo, veprim që i dha automatikisht fitoren grupit jeshil dhe ndezi reagime të forta në shtëpi.

Pas përfundimit të sfidës, situata agravoi në një debat të ashpër mes Artanit dhe Mirit. Artani e akuzoi Mirin se nuk shfrytëzoi mundësinë për të ndihmuar Stelinën, të cilën ai e konsideron si motër, duke shtuar se një veprim i tillë mund të kishte ndryshuar balancat dhe të kishte vënë në rrezik Inën për eliminim.

Debati u shoqërua me tone të larta dhe ofendime reciproke, duke përfshirë akuza personale dhe përplasje verbale të drejtpërdrejta, që u dëgjuan edhe nga banorë të tjerë. Përplasja mes dy banorëve konfirmoi edhe një herë se konkurrenca në “Big Brother VIP 5” po hyn në një fazë gjithnjë e më të tensionuar, ku strategjia dhe aleancat po vihen vazhdimisht në provë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kolo Muani një hap larg Juventusit! Sot takimi vendimtar me PSG-në, ja çfarë po...

0
Rikthimi i Randal Kolo Muanit te Juventusi duket gjithnjë e më pranë, pasi klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin francez për një kontratë...

“Nuk do të ndalemi deri sa t’i marrim plotësisht”/ Putin refuzon propozimin e Ukrainës...

0
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Ukrainë derisa të marrë nën kontroll të plotë katër rajonet...

Goditet grupi i dyshuar i hajdutëve në Sarandë! Zbardhen 6 vjedhje, 4 në pranga...

0
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Focus”, duke goditur një grup të dyshuar kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa dhe...

SPAK i jep 48 orë leje Erion Veliajt! Lë përkohësisht qelinë për të parë...

0
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë përkohësisht ambientet e paraburgimit pas marrjes së një lejeje 48-orëshe për arsye familjare. Sipas...

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...