25.9 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Tiranë: Arrestohen 4 persona për trafik armësh në operacionin “Lockdown”

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Lockdown” pas një hetimi dy mujor, duke arrestuar katër persona të dyshuar për trafik dhe shitje armësh zjarri. Armët dyshohet se ishin sjellë nga Kosova dhe më pas magazinuar në zonën e Selitës në Tiranë.

Në pranga ranë: Gloris Nezaj, 39 vjeç; Rezarto Rumi, 48 vjeç; Kelvin Caushi, 49 vjeç; dhe Ardjan Caushi, 45 vjeç.

Gjatë kontrollit të banesave dhe ambienteve të përdorura nga grupi, policia sekuestruar 8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë), pjesë armësh, një armë gjahu, krehra dhe municion, 3 radio policie, një jelek multifunksional dhe 9 celularë.

Hetimet dyshohet se zbuluan një strukturë ku armët modifikoheshin dhe magazinoheshin për t’u shitur më pas në Tiranë. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa policia vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...