Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në segmentin Pukë–Qelëz, ku një automjet tip Audi ka dalë nga rruga pranë kthesës së Qerretit të Vogël dhe ka përfunduar në një përrua disa dhjetëra metra më poshtë.
Drejtuesi i mjetit, Bardhok Pushtrija, ka mbetur i plagosur dhe po transportohet me urgjencë drejt Spitalit të Shkodrës për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe rrethanat e tij.






