35.9 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

Dosja Epstein: Përmendet emri i Behgjet Pacollit dhe konsulles së Kosovës në Tajlandë

Publikimi i dokumenteve të reja nga dosja e Jeffrey Epstein nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka zbuluar komunikime ku përmenden emra të lidhur me Kosovën.

Një email i datës 19 shtator 2012, dërguar nga Konsulli i Kosovës në Tajlandë, identifikuar si “Daniel”, i drejtohet Jeffrey Epstein me titullin “Kush është Behgjet Pacolli?”. Sipas përmbajtjes, dërguesi thekson se “princesha dëshiron që ti ta shohësh këtë video”, duke bashkëngjitur një link që aktualisht nuk funksionon.

Në të njëjtin komunikim përmendet edhe konsullja e atëhershme e Kosovës në Tajlandë, Mom Luang Rajadasari Jayankura, e cila thuhet se kërkoi që materiali t’i përcillej Epstein-it. Ajo shfaqet edhe në një email tjetër të vitit 2012, ku flitet për një takim të mundshëm në New York mes një “princeshe nga Tajlanda” dhe presidentes së Kosovës, atëkohë Atifete Jahjaga.

Mom Luang Rajadasari Jayankura ka folur më parë publikisht për rolin e saj në lobimin për njohjen e Kosovës nga Tajlanda dhe vende të tjera, duke përmendur bashkëpunimin me Behgjet Pacollin dhe përpjekjet për të siguruar mbështetje ndërkombëtare për Kosovën.

Publikimi i këtyre dokumenteve nuk përmban akuza penale ndaj të përmendurve, por hedh dritë mbi komunikimet dhe kontaktet që janë bërë publike në kuadër të dosjes së Epstein.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Shembëlltyra më e zezë e alternativave politike’/ Rama reagon ndaj protestave: Qytetarët kanë të...

0
Prej rreth një muaji, mijëra qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë dalë çdo ditë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....

Horoskopi ditore, e Martë, 30 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell shtysë për të mbyllur gjëra të mbetura pezull. Mund të merrni një sinjal të qartë për një vendim që keni shtyrë...

Parashikimi I motit, e Martë, 30 Qershor 2026

0
Për 30 qershorin 2026, parashikohet një ditë tipike verore në të gjithë vendin, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Fundi i...

“Nuk e kam porositur këtë pako”/ Arrestohet në flagrancë amerikania në Tiranë pas dorëzimit...

0
Policia ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar, ku një shtetase amerikane 48-vjeçare me iniciale Sh.I., e...

“Arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt te dera e një të dënuari për vrasje”/ U...

0
Emiljano Nina, kushëriri i ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, është arrestuar te dera e banesës së Ilir Selmanit, i cili është dënuar...