Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Belshit, ku Emine Agolli, 65 vjeç, nga fshati Çërragë, ka ndërruar jetë pas kafshimit të marrë në këmbë nga qeni i fqinjëve.
Autoritetet policore kanë nisur hetimet ndaj pronarit të kafshës, ndërsa rrethanat e sulmit po sqarohen për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.






