21.5 C
Tiranë
Friday, May 15, 2026
spot_img

Dënim i përjetshëm për të dyshuarin që tentoi të vriste Donald Trump në Florida

Një gjykatë federale në SHBA ka dënuar me burgim të përjetshëm 60-vjeçarin Ryan Ruth, i cili u shpall fajtor për tentativë vrasjeje ndaj Presidentit Donald Trump gjatë një ngjarjeje në një fushë golfi në Florida në vitin 2024.

Përveç dënimit me burgim të përjetshëm, gjykata e dënoi atë edhe me shtatë vite shtesë për armëmbajtje të paligjshme. Ruth u shpall fajtor për tentativë vrasjeje të një kandidati presidencial, përdorim të armës për kryerjen e një krimi, sulm ndaj një zyrtari federal, posedim të paligjshëm të armës dhe përdorim të një arme me numër serial të falsifikuar.

Avokati mbrojtës kishte kërkuar një dënim prej 27 vitesh, duke argumentuar moshën e pandehurit, por gjykata vendosi masën maksimale. Pas shpalljes së verdiktit, Ruth tentoi të lëndonte veten me thikë brenda sallës së gjyqit, por u neutralizua menjëherë nga forcat e sigurisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Prishtinë: Plagoset “Plaku i Bregut” pak pas lirimit nga burgu, i dyshuar për disa...

0
Harbin Vitija, i njohur me nofkën “Plaku i Bregut”, ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë,...

Tiranë: Arrestohen dy persona për vjedhje banese, dyshohet se morën 28 mijë euro dhe...

0
Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas, të dyshuar për vjedhje në bashkëpunim. Bëhet fjalë për Denis Shkallën dhe bashkëpunëtorin e tij, Martin...

Tragjedi në Greqi: ndërron jetë edhe 17-vjeçarja e dytë pas rënies nga tarraca

0
Një ngjarje e rëndë që ka tronditur opinionin publik në Greqi ka marrë përfundim tragjik, pasi ka ndërruar jetë edhe 17-vjeçarja e dytë që...

“Nuk kam zgjedhur të hesht”/ Ish-drejtoresha e AKSHI-t flet pas vendimit të Gjykatës së...

0
Gjykata e Lartë ka vendosur që ish-drejtoresha e AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), Mirlinda Karçanaj, të mos jetë më e detyruar të...

“Skandal i rëndë në Zvicër”/ Dyshime për mbi 70 vdekje pacientësh në klinikën kardiologjike...

0
Një hetim i publikuar nga mediat ndërkombëtare ka ngritur akuza serioze ndaj një klinike kardiologjie në Spitalin Universitar të Cyrihut (USZ), ku dyshohet se...