26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Mediu pas takimeve në SHBA: “Në Uashington u diskutuan hapur problemet e rënda të demokracisë në Shqipëri”

Përveç takimeve zyrtare të zhvilluara në Kongresin amerikan, kryetari i Partisë Republikane dhe deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Fatmir Mediu, ka realizuar edhe disa takime informale me figura të rëndësishme të politikës amerikane.

Mediu bëri të ditur se ka zhvilluar një darkë miqësore me kongresmenin Pat, kongresmenin Ronny Jackson dhe më pas me senatorin republikan Ted Cruz. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, ai theksoi gjithashtu se senatorët Mike Lee dhe Kevin Cramer mbeten miq të tij personalë dhe miq të Shqipërisë.

Sipas Mediut, gjatë këtyre takimeve janë diskutuar shqetësime serioze që lidhen me situatën politike dhe institucionale në Shqipëri.

“Në takime u diskutua për problemet në Shqipëri, shkatërrimin e standardeve dhe institucioneve demokratike, manipulimin e zgjedhjeve, bashkëpunimin e krimit të organizuar me qeverinë dhe pastrimin e parave,” shkruan Mediu.

Ai e cilësoi këto bisedime si të hapura dhe të sinqerta, duke nënvizuar se vëmendja e partnerëve amerikanë ndaj zhvillimeve në Shqipëri mbetet e lartë.

“Veç takimeve zyrtare në Kongres, Pat ishte kënaqësi të kalonim një darkë miqësore me të dhe kongresmenin Ronny Jackson, e më pas me senatorin Ted Cruz. Senatori Mike Lee dhe Kevin Cramer ngelen miq të mirë personalisht dhe të Shqipërisë,” përfundon reagimin e tij Mediu.

Takimet e zhvilluara në Uashington vijnë në një moment të tensionuar për politikën shqiptare, ndërsa opozita vijon të denoncojë atë që e cilëson si degradim të standardeve demokratike dhe kapje të institucioneve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...