16.5 C
Tiranë
Sunday, May 17, 2026
spot_img

“Nëse sillni Florian Binajn për Tiranën, unë nuk e votoj” – demokratët përballen ashpër me Berishën në Njësinë 8

Një situatë e tensionuar është regjistruar gjatë takimit të ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët e njësisë nr. 8 në Tiranë, ku një prej të pranishmëve ka shprehur hapur pakënaqësitë e tij ndaj drejtimit të Partisë Demokratike dhe zgjedhjeve të mundshme për Bashkinë e Tiranës.

Demokrati i drejtoi kritika të drejtpërdrejta Berishës, duke kërkuar që PD të paraqesë një kandidat politik serioz për Tiranën në rast të zgjedhjeve lokale dhe jo aktorin e humorit Florian Binaj, emri i të cilit ka qarkulluar së fundmi në diskutime publike.

“Nxirrni kandidatin e Tiranës, nuk kemi punë me Flor Binajn ne. Nëse na sillni Florian Binajn për kryebashkiak të Tiranës, unë për vete nuk e votoj”, i tha ai Berishës, mes reagimeve të sallës.

Deklarata e drejtpërdrejtë reflekton pakënaqësi në radhët e bazës demokrate, teksa PD ndodhet përballë sfidave të mëdha politike dhe ende nuk ka zyrtarizuar një emër për garën e mundshme për Bashkinë e Tiranës. Episodi nxori në pah pritshmëritë e elektoratit për kandidatë me profil politik dhe përvojë drejtuese, në një moment delikat për opozitën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Taliban miratojnë rregullore të re për martesën dhe divorcin në Afganistan – rriten shqetësimet...

0
Autoritetet e Talibanit në Afganistan kanë miratuar një sërë rregullash të reja që kufizojnë më tej të drejtat e grave dhe vajzave, që nga...

Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Britani, dy shqiptarë dënohen me mbi 18...

0
Katër anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, mes tyre dy shtetas shqiptarë, janë dënuar në Britaninë e Madhe pas një hetimi të gjerë...

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar – përplasje e fortë me disa...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Itali, ku një i ri me origjinë shqiptare ka humbur jetën si pasojë...

Aksident në Elbasan, automjeti përfundon në përroin e Zaranikës – fatmirësisht pa viktima

0
Një aksident rrugor është regjistruar në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Sipas informacioneve paraprake, personat...

“Zero tolerancë ndaj abuzuesve” – Ministri i Brendshëm reagon pas operacionit në Sarandë

0
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas operacionit të zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Policia e Shtetit në Sarandë, ku...