12.5 C
Tiranë
Tuesday, May 19, 2026
spot_img

AKU asgjëson mbi 75 kg mish derri pa dokumentacion në Tregun e Milotit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) njoftoi se gjatë një kontrolli të ushtruar në Tregun e Milotit, strukturat e DRAKU Lezhë konstatuan një individ që tregtonte mish derri pa certifikatë veterinare, pa vulë identifikimi dhe pa faturë tatimore, si dhe në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare.

Si masë e menjëhershme për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve, AKU bllokoi dhe asgjësoi 75.8 kg mish derri, ndërsa ndaj subjektit përgjegjës u vendos gjobë administrative, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

AKU thekson se kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin dhe u bën thirrje qytetarëve që të blejnë produkte ushqimore vetëm nga subjekte të licencuara, si dhe të denoncojnë çdo rast abuzimi ose shkeljeje në tregtimin e ushqimit, për të garantuar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Taliban miratojnë rregullore të re për martesën dhe divorcin në Afganistan – rriten shqetësimet...

0
Autoritetet e Talibanit në Afganistan kanë miratuar një sërë rregullash të reja që kufizojnë më tej të drejtat e grave dhe vajzave, që nga...

Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Britani, dy shqiptarë dënohen me mbi 18...

0
Katër anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, mes tyre dy shtetas shqiptarë, janë dënuar në Britaninë e Madhe pas një hetimi të gjerë...

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar – përplasje e fortë me disa...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Itali, ku një i ri me origjinë shqiptare ka humbur jetën si pasojë...

Aksident në Elbasan, automjeti përfundon në përroin e Zaranikës – fatmirësisht pa viktima

0
Një aksident rrugor është regjistruar në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Sipas informacioneve paraprake, personat...

“Zero tolerancë ndaj abuzuesve” – Ministri i Brendshëm reagon pas operacionit në Sarandë

0
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas operacionit të zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Policia e Shtetit në Sarandë, ku...