Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga burgu pas sulmit ndaj avokatit të tij, Kujtim Cakrani, në Vlorë. Meta e ka dënuar ashpër incidentin dhe ka kërkuar që autorët të identifikohen dhe të vendosen para ligjit pa vonesë.
“Dënoj me ashpërsi sulmin ndaj Avokatit Kujtim Cakrani nga dy banditë, të cilët jo vetëm duhet të identifikohen, por edhe të vendosen para ligjit sa më shpejt. Nuk është hera e parë që sulmohen avokatët sepse jetojmë në një regjim ku ata konsiderohen jo vetëm të panevojshëm, por edhe problematikë. Solidaritetin tim të plotë me Avokatin Cakrani, me familjen e tij, si edhe me të gjithë kolegët,” shkruan Meta në një deklaratë të publikuar në Facebook.






