25.9 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Aksion i gjerë antidrogë në Maqedoninë e Veriut, nën hetim sektori i kanabisit mjekësor pas sekuestrimeve masive

Një aksion antidrogë në shkallë të gjerë është ndërmarrë në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Operacioni synon zbardhjen e keqpërdorimeve të mundshme në sektorin e kanabisit mjekësor, një industri që prej vitesh është nën vëzhgim të shtuar.

Hetimet janë intensifikuar pas sekuestrimit të pesë tonëve marihuanë në Serbi, për të cilat u ngritën dyshime se mund të kishin origjinë nga Maqedonia e Veriut. Prokuroria bën me dije se procedurat hetimore po zhvillohen në koordinim të plotë me institucionet ligjzbatuese, ndërsa po merren në pyetje dëshmitarë dhe po grumbullohen prova relevante.

“Procedurat po zhvillohen në koordinim me institucionet kompetente, me qëllim sqarimin e plotë të rastit dhe informimin në kohë të publikut”, thuhet në deklaratën zyrtare të Prokurorisë.

Gjatë aksioneve janë kryer sekuestrime të mëdha në Shkup dhe në rajonin e Strumicës. Autoritetet raportojnë se janë konfiskuar mbi 9 tonë marihuanë dhe rreth 1.300 shishe vaj kanabisi nga një person juridik në Shkup, si dhe mbi 31 tonë marihuanë nga subjekte juridike në rajonin lindor të vendit.

Nga gjithsej 60 licenca të dhëna për kultivimin e kanabisit mjekësor, 16 prej tyre janë revokuar për shkak të keqpërdorimeve të ndryshme. Aktualisht, sipas autoriteteve, nuk ka persona të dyshuar apo të ndaluar në kuadër të këtij hetimi.

Nga ana tjetër, kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se nuk ka të dhëna që droga e sekuestruar në Serbi të ketë origjinë nga Maqedonia e Veriut. “Ministria e Punëve të Brendshme nuk disponon informacione të tilla”, theksoi ai.

Hetimet vijojnë për të zbuluar çdo lidhje të mundshme mes sasisë së madhe të marihuanës së sekuestruar dhe subjekteve të licencuara në vend, ndërsa rezultatet pritet të bëhen publike pas përfundimit të procedurave hetimore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...