4.5 C
Tiranë
Sunday, March 29, 2026
spot_img

Tiranë | Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro në operacionin “Burimi”

Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 200 mijë euro, në pronësi të dy personave të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike në Shqipëri dhe Itali.

Sipas njoftimit zyrtar, pasuritë i përkasin:
• Pajtim Braçaj, 63 vjeç, i dënuar në Shqipëri për trafikim të lëndëve narkotike;
• Gjino Lleshaj, alias Shkëlqim Lleshaj, 44 vjeç, i dënuar në Itali për të njëjtën vepër penale.

Me vendim të Gjykatës së Tiranës, është vendosur sekuestro preventive mbi:
• 1 apartament në zonën e Selitës;
• 1 garazh në Selitë të Vogël,

me një vlerë totale prej rreth 200 000 euro.

Operacioni i koduar “Burimi” u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, si pjesë e hetimeve për gjurmimin dhe konfiskimin e pasurive që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale, brenda dhe jashtë vendit.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera me burim kriminal, në pronësi të këtyre shtetasve apo personave të lidhur me ta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 29 Mars 2026

0
♈ Dashi Ditë e favorshme për të planifikuar dhe për të nisur projekte të reja. Kujdes me vendimet impulsive në marrëdhënie. ♉ Demi Kërkohet qetësi dhe durim....

Parashikimi I motit, e Diel, 29 Mars 2026

0
Më 29 mars 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm, me kushte tipike pranverore dhe kthjellime të shpeshta në pjesën më të madhe...

Rama: “Po përgatitemi për zgjedhjet e 2027, organizimi është a-ja, pagat dhe pensionet rriten...

0
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027, duke theksuar rëndësinë e organizimit të brendshëm dhe...

Rama në Asamblenë e PS: “Pensionet do të dyfishohen çdo vit, pagat rriten, shteti...

0
Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste në Njësinë nr.2 këtë të shtunë, u ndal te çështjet ekonomike dhe sociale që prekin jetën...

“Mbylle gojën ose të nxjerr vetë jashtë” – Elisa Spiropali, sherri që tronditi mbledhjen...

0
Pas një viti në dy nga postet më të rëndësishme të shtetit – 6 muaj si kryetare e Kuvendit dhe 5 muaj ministre e...