30.3 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Berisha: “Deputetin Nallbati e goditën me urdhër politik” – Vizitë në Spitalin e Traumës pas përplasjeve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vizitoi mbrëmë Spitalin e Traumës për të marrë informacion mbi gjendjen e deputetit të PD, Bledion Nallbati, i cili pësoi një goditje në kokë gjatë përplasjeve me policinë pas protestës së opozitës.

Berisha kritikoi ashpër sjelljen e forcave të rendit, duke thënë se policët “u sollën si bisha” ndaj deputetit dhe u treguan të papërgjegjshëm edhe gjatë komunikimit me stafin mjekësor. Ai e konsideroi incidentin si një akt të qëllimshëm politik.

“Deputeti Bledi Nallbati është në gjendje jo të mirë. Ka qenë një sulm personal ndaj tij, pa asnjë shkak. Banditët kanë shkuar dhe e kanë goditur,” deklaroi Berisha.

Ai akuzoi Sokol Bizhgën si urdhërdhënësin e goditjes, duke e cilësuar si një nga figurat më të damkosura të policisë shqiptare. Berisha shtoi se akti kishte marrë urdhër nga Kryeministri Edi Rama dhe paralajmëroi se përgjegjësia do të ndiqet deri në fund.

Deputeti Nallbati ka një hematomë në indet e buta dhe do të qëndrojë nën observim sipas protokollit spitalor për të monitoruar pasojat e mundshme nga goditja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Shqiptar është beba, edhe nga nëna, edhe nga baba!” Juliana Nura zbulon shtatzëninë dhe...

0
Juliana Nura ka konfirmuar publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të parë, duke i dhënë fund spekulimeve që kishin qarkulluar prej...

“Do të martohesh me mua?” Propozim surprizë në mes të protestës në Tiranë, çifti...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione u regjistrua mbrëmjen e djeshme në bulevardin kryesor të Tiranës, gjatë protestës që po zhvillohej. Dy të rinj...

Horoskopi ditor, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një bisedë e rëndësishme mund t’ju hapë një mundësi interesante në punë...

Parashikimi I motit, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
☀️ Moti – 29 Qershor 2026, Shqipëri Për 29 qershorin 2026, moti pritet të jetë i kthjellët dhe shumë i nxehtë në të gjithë Shqipërinë....

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...