26.5 C
Tiranë
Tuesday, May 26, 2026
spot_img

Berisha: “Asnjë polic nuk u lëndua, e gjithë dhuna ishte skenar i qeverisë”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për media, hodhi akuza të forta ndaj qeverisë, duke e cilësuar protestën e djeshme të opozitës si pjesë e një skenari të përgatitur.

Sipas Berishës, në tubimin e opozitës nuk pati efektivë të lënduar, ndërsa tha se disa persona u përfshinë në manipulime duke përdorur gaz lotsjellës dhe duke dërguar policë të pretenduar të lënduar në ambulanca.

“Ervin Minerolli, Klevis Balliu i kanë keqtrajtuar dje, janë përpjekur t’i asfiksojnë me gaz në fytyrë, kanë dërguar Belind Këlliçin se ka nxitur dhunë, kur ai në kohën kur po mbahej protesta po drekon në Michigan. Kuptoni çfarë mashtruesish të neveritshëm janë. Gjithçka e kishin të parapërgatitur… Mbrëmë kam shkuar vetë te Trauma. Këta njoftuan se 7 policë janë te Trauma, asnjë i vetëm nuk ishte atje. Personeli mjekësor më njoftoi se kishin shkuar 5 policë pa asnjë problem, as nuk ishin regjistruar, madje ishin kthyer direkt. Gjithçka ishte skenar. Nuk kishin asnjë të gërvishtur. I dërguan në spital që të plotësonin skenarin,” deklaroi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Martë, 26 Maj 2026

0
♈ Dashi Energjia është e lartë, por duhet të shmangësh vendimet impulsive. Mendohu mirë para se të reagosh. ♉ Demi Kërkon më shumë stabilitet dhe qetësi. Fokusohu...

Parashikimi I motit, e Martë, 26 Maj 2026

0
Më 26 maj 2026, moti në Shqipëria vijon i ngrohtë dhe kryesisht i kthjellët, me kushte tipike verore në pjesën më të madhe të...

Aksidenti tragjik në Elbasan/ 7-vjeçari humb jetën pranë shkollës, Petri Bozo shoqërohet në polici

0
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një fëmije 7-vjeçar është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Menglit, Elbasan. Sipas burimeve policore, ngjarja...

Vlora International Airport reagon për kontratën me MABCO/ “Vlera reale 62 mln €, jo...

0
Shoqëria koncesionare Vlora International Airport – VIA sh.p.k. ka reaguar pas deklarimeve të bëra publikisht nga MABCO Constructions S.A. – Degë e Shoqërisë së...

U dhunua brutalisht në paraburgimin e Vlorës biznesmeni Eduart Alikaj/ U futën në qeli...

0
Pronari i kompanisë “Edal-Vlora Construction”, Eduart Alikaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Vlorës nën akuzën për vjedhje makinerish në Itali, është dhunuar brutalisht...