29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Berisha: “Nuk kursyen as deputetët, hakmarrja e Ramës ndaj Nallbatit ishte e qartë”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi qeverinë për dhunë ndaj deputetëve dhe protestuesve gjatë tubimit të 10 shkurtit, duke veçuar rastin e Bledion Nallbatit, ndaj të cilit sipas tij u ushtrua dhunë politike.

Në një dalje për media nga selia blu, Berisha tha se Nallbatit iu hodh gaz lotsjellës në fytyrë ndërsa ndihmonte një të mitur të keqtrajtuar. Ai e cilësoi incidentin si një “akt politik kriminal” dhe e përshkroi hakmarrjen e Ramës si të drejtuar edhe ndaj deputetëve të tjerë të opozitës.

“Dhuna e egër e banditëve dje nuk kurseu as deputetët e Kuvendit popullor. Sulmi ndaj Bledion Nallbatit përbën akt të shëmtuar, një përpjekje për ta asfiksuar me gaz në fytyrë. Kryengritja paqësore e 10 shkurtit faktoi këtë gjë; Rama është i pashpresë,” tha Berisha, duke theksuar se qeveria po synon përballje civile dhe përdor dhunën si mjet hakmarrjeje politike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...