32.4 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Edi Rama: “Pezullimi i ministrit paralizon funksionin” – paralajmërohet nismë ligjore pas mosvendimit të Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar në nisje të podcastit “Flasim” çështjen e pezullimit nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku, duke paralajmëruar një nismë ligjore pas asaj që e cilësoi si “mosmarrje e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese”.

Sipas Ramës, çështja nuk lidhet me individin, por me parimin e ndarjes së pushteteve. “Nuk është çështja tek personi, çështja është tek parimi… tek parimi i ndarjes së panegociueshme të pushteteve kushtetuese”, u shpreh ai, duke shtuar se një vendim gjyqësor për pezullimin e një ministri në kuadër të një mase sigurie penale ka nxjerrë në pah një boshllëk ligjor dhe institucional.

Kryeministri theksoi se gjykatat kanë të drejtë të vendosin masa sigurimi për çdo person nën hetim, por argumentoi se funksioni i ministrit është i padelegueshëm. “Nëse ti thua ‘unë pezulloj një ministër’, faktikisht ti prodhon një pasojë të menjëhershme të barabartë me shkarkimin, sepse nuk është pezulluar thjesht personi, por është pezulluar funksioni”, deklaroi Rama.

Ai shtoi se emërimi dhe shkarkimi i ministrave janë kompetenca të ekzekutivit dhe nuk mund të transferohen te pushteti gjyqësor. “Pavarësia e pushtetit gjyqësor mbaron aty ku fillon pavarësia e dy pushteteve të tjera”, u shpreh kryeministri.

Rama njoftoi se të hënën, në cilësinë e deputetit, së bashku me kreun e grupit parlamentar Taulant Balla dhe kryetarin e Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, do të depozitojë një nismë ligjore për të adresuar boshllëkun e konstatuar.

Sipas tij, nisma do t’i paraqitet fillimisht grupit parlamentar dhe procesi do të jetë transparent, me prezantimin që do të bëhet në prani të mediave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...