34.2 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Bllokohet aksi “Qafë Thore – Theth” nga rreziku i ortekëve

Segmenti rrugor “Qafë Thore – Theth” është mbyllur për qarkullimin e automjeteve për shkak të rrezikut të lartë nga ortekët e dëborës, si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike.

Sipas njoftimit zyrtar, reshjet e dendura dhe moti i paqëndrueshëm kanë rritur ndjeshëm nivelin e rrezikshmërisë në këtë zonë malore. Vendimi është marrë pas analizës së riskut dhe komunikimit me inxhinierët e firmës kontraktore për mirëmbajtjen e rrugës, si edhe me Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Autoritetet bëjnë të ditur se, për arsye sigurie, qarkullimi është ndaluar për të gjitha mjetet, përfshirë edhe borëpastrueset, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim.

Ky segment do të qëndrojë i bllokuar deri në një njoftim të dytë.

Drejtuesve të mjeteve u kërkohet të respektojnë sinjalistikën rrugore, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për çdo përditësim të mëtejshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...