26.9 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

“Eva, sot erdhi pranë familjes!” – Xhetan Ndregjoni rrëfen rikthimin e mbesës pas 12 vitesh

Pas 12 vitesh përpjekjesh të pafundme, Xhetan Ndregjoni ka arritur t’i sjellë nga Siria mbesën e tij, Eva, e cila iu mor nga bashkëshorti përmes mashtrimit dhe u dërgua në zonat e kontrolluara nga Shteti Islamik.

Në një intervistë për Top Channel, Ndregjoni tregoi momentet prekëse kur pa për herë të parë mbesën pas kaq shumë vitesh:
“Mu hodh në qafë e vetëm thoshte: daja, daja… nisi të qante. Ishte e frikësuar, pasi ishte rrethuar me njerëz të panjohur, të cilët e sollën nga një rrugë e gjatë prej Sirisë në kufirin me Turqinë. Nuk munda ta besoja se ajo mbërriti. Hera e fundit kur e kisha parë ishte 8 vjeçe. Ajo sot është 20 vjeçe,” tregoi ai.

Xhetani falënderoi autoritetet shqiptare dhe turke për ndihmën e tyre në rikthimin e Evës dhe shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuan për këtë moment:
“Mirënjohje të pafundme për çdo njeri që besoi tek Eva dhe për çdo njeri që ndihmoi që Eva të jetë sot pranë familjes! Faleminderit! Faleminderit!”

Ai shtoi se tani dëshiron që Eva, njësoj si të gjithë fëmijët e tij, të rritet e rrethuar me dashuri, bashkë me të vëllain Endrin. Ky rikthim shënon përfundimin e një kapitulli të gjatë dhe dramatik për familjen Ndregjoni.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...