25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

La Liga: Girona surprizon Barcelonën dhe ndryshon kreun e renditjes

Në një ndeshje plot emocione dhe kthesa, Girona ka mposhtur Barcelonën me rezultatin 2-1, duke shkaktuar një tërmet në krye të La Ligës.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, megjithëse Lamine Yamal humbi një penallti të artë për katalanasit në minutat shtesë. Barcelona kaloi e para në avantazh në minutën e 60-të përmes mbrojtësit Pau Cubarsí, por reagimi i Gironës ishte i menjëhershëm: Thomas Lemar barazoi vetëm dy minuta më vonë.

Goli vendimtar i fitores erdhi në minutën e 87-të nga Joel Roca, duke siguruar tre pikët për vendasit. Robert Lewandowski pati një gol të anuluar në fund të takimit për pozicion jashtë loje pas rishikimit me VAR.

Me këtë humbje, Barcelona zbret në vendin e dytë me 58 pikë, dy më pak se Real Madrid, që tani kryeson kampionatin me 60 pikë.

Kjo fitore e Gironës rrit tensionin në garën për titull dhe vendos një sfidë të re në krye të La Ligës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...