Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, realizoi dy gola spektakolarë me fanellën e Sivasspor në përballjen ndaj Vanspor, duke konfirmuar rikthimin në formën e tij më të mirë.
28-vjeçari dominoi takimin me lëvizjet dhe finalizimin e tij, duke qenë lojtari vendimtar për skuadrën. Paraqitja e shkëlqyer i siguroi një vend në formacionin më të mirë të javës së 25-të në kampionatin turk, ndërsa u vlerësua me notën e lartë 9.6 – një nga më të mirat e këtij sezoni.
Forma e Manajt konsiderohet një sinjal shumë pozitiv edhe për Kombëtaren shqiptare, në prag të sfidës së Play-off-it të Botërorit ndaj Polonisë, ku ai pritet të ketë rol kyç në repartin ofensiv.
Me këtë paraqitje, Manaj jep sinjale të forta për vazhdimësinë e sezonit dhe për sfidat ndërkombëtare që e presin në muajt në vijim.






