26.9 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë, prokuroria mbyll hetimet: Tre të pandehur për atentatin me pagesë

Vrasja e Renato Hoxhajt, roje parkingu në lagjen “Hajro Çakëri”, rezulton të jetë kryer nga një grup kriminal, me qëllim jo vetëm eliminimin e tij, por edhe dërgimin e një mesazhi të qartë në kuadër të përplasjes mes dy klaneve në qytet.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Vlorës, krimi është realizuar kundrejt pagesës dhe për ekzekutimin janë kontraktuar vrasës të huaj, me kombësi rumune. Hetimet tashmë janë mbyllur dhe tre persona janë marrë të pandehur si organizatorë të ngjarjes.

Bëhet fjalë për shtetasin rumun Daniel Cornea, i shpallur në kërkim, si dhe dy shqiptarët Kleanth Bylyku dhe Eris Mehmetaj, të cilët ndodhen në burg.

Sipas burimeve pranë hetimit, Bylyku dhe Mehmetaj akuzohen për veprën penale “Sigurimi i kushteve për të kryer vrasjen”, ndërsa Cornea akuzohet për “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”. Dyshohet se ai është larguar drejt Greqisë menjëherë pas krimit.

Fillimisht, ngjarja u hetua si një konflikt i mundshëm banal, por me avancimin e hetimeve doli në pah përfshirja e një strukture kriminale. Një kamera amatore ka fiksuar autorin, i cili shfaqej i maskuar dhe me trup të stërmadh. Më pas, kamerat e sigurisë në qytet identifikuan një automjet të dyshimtë, gjurmimi i të cilit çoi tek personi që e kishte në pronësi. Ky i fundit deklaroi se mjetin ia kishte dhënë një të njohuri dhe nuk kishte dijeni për përdorimin e tij në krim.

Nga hetimet rezultoi se Hoxhaj punonte si roje nate në një parkim, por edhe si roje pranë banesës së një personi me precedentë kriminalë në Vlorë, me inicialet G.S. Sipas policisë dhe prokurorisë, atentati lidhet me konfliktet e këtij të fundit.

Çështja ndaj tre të pandehurve pritet t’i nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor në Gjykatën e Vlorës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...