26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Ina Aderi pas eliminimit nga BBV: “Puthja me Kejsin ishte spontane, nuk pendohem”

Banorja e fundit e eliminuar nga Big Brother VIP, Ina Aderi, ka folur hapur për eksperiencën e saj në reality show dhe ndjenjat që lindën gjatë qëndrimit në shtëpi.

Gjatë një interviste për emisionin “Shqipëria Live”, Ina rrëfeu se personi i parë që takoi brenda shtëpisë ishte Kejsi, dhe se më pas pati mundësinë të njihte edhe familjen e tij. Ajo u ndal veçanërisht tek momentet romantike që ndanë:

“Të parin takova Kejsin, pastaj familjen. Përveç miqësisë, po kuptonim që diçka po ndodhte mes nesh. Puthja me Kejsin ishte spontane dhe nuk jam penduar absolutisht. Ndjenjat kur janë të pastra janë të bukura.”

Ina shtoi se besimi dhe sinqeriteti mes tyre e bënë të ndihej e sigurt dhe e mbështetur nga Kejsi:

“Është një mashkull që më jep shumë siguri, më mbështet, më përkujdeset. Kur dikë e ke mik, i hap zemrën pa paragjykime.”

Ndërsa fansat e spektaklit janë kuriozë për të ardhmen e lidhjes së tyre, Ina duket e vendosur të përjetojë çdo moment të përvojës së saj pa keqardhje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...