23.6 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Shkarkime intensive nga kaskada e Drinit – Rriten prurjet në tre HEC-et kryesore

Shkarkimet intensive të ujit vijojnë prej tre ditësh në kaskadën e Drinit, ku tre hidrocentralet më të mëdha të vendit po operojnë me kapacitete të larta përballë rritjes së prurjeve.

Aktualisht, HEC Fierza po shkarkon rreth 1000 m³ ujë në sekondë, ndërsa HEC Komani dhe HEC Vau i Dejës po kryejnë shkarkime me nga 800 m³ në sekondë secili.

Reshjet intensive që kanë përfshirë territorin që përshkon kaskadën e lumit Drin pritet të rrisin më tej prurjet në tre basenet më të mëdha ujore të vendit. Autoritetet energjetike monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme situatën hidrologjike për të garantuar menaxhimin e sigurt të rezervuarëve dhe për të shmangur rrezikun e përmbytjeve në zonat poshtë digave.

Ndërkohë, strukturat përkatëse mbeten në gatishmëri, ndërsa zhvillimet do të varen nga intensiteti i reshjeve në ditët në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...