25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Mario Çela, i ekstraduar nga Belgjika: Kërkon zëvendësim të masës për shëndetin

Mario Çela, vëllai i Suel Çelës, u ekstradua pak ditë më parë nga Belgjika në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”. Gazetarja Klodiana Lala raporton se pas mbërritjes nga paraburgimi në Belgjikë, Çela u paraqit në Qendrën Spitalore të Burgjeve, duke sjellë me vete një epikrizë mjekësore.

Sipas njoftimeve, ai ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për arsye shëndetësore. Çela ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga GJKKO për disa vepra penale, përfshirë “Vrasja me paramendim”, “Organizata kriminale”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Korrupsioni aktiv në sektorin privat”.

Policia njofton se ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët e tyre në Belgjikë, duke finalizuar fazën tjetër të operacionit “The Wanted”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...