26.9 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Vjosa Osmani: Diskutuam me Trump për 4 liderët e UÇK-së,kemi marrë garanci të fuqishme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar se në takimin me presidentin amerikan Donald Trump është diskutuar për situatën e katër liderëve të UÇK-së, për të cilët Gjykata Speciale në Hagë ka kërkuar 45 vite burg për secilin, si dhe për tensionet me Serbinë.

Osmani u shpreh se nuk mund të japë detaje të plota mbi bisedën, duke theksuar se ajo dhe kryeministri Edi Rama do të flasin më shumë kur të vijë momenti. Në një intervistë për Klan Kosova, ajo deklaroi:

“Kemi diskutuar. Unë ju kisha lutur për mirëkuptimin tuaj. Nuk besoj që është në interesin e Kosovës në qoftë se japim më shumë detaje rreth kësaj. Mirëpo, dua të siguroj që i kemi diskutuar të dyja temat dhe kemi marrë garanci të fuqishme. Natyrisht që kur të vjen momenti edhe unë, edhe kryeministri Rama do të flasim më në detaje për këtë temë, por e kemi informuar në detaje për këto dy tema, dhe sërish dua ta them, sot ka qenë një ditë jashtëzakonisht e mirë për Kosovën.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...