5.5 C
Tiranë
Saturday, February 21, 2026
spot_img

Bebe Rexha ndez rrjetin me klipin e ri, duke puthur një burrë më të moshuar në “Çike Çike”

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka paralajmëruar publikimin e këngës së dytë nga albumi i saj të ardhshëm, “Dirty Blonde”, që pritet këtë të premte. Projekti titullohet “Çike Çike” dhe ka nxitur entuziazmin e fansave, veçanërisht të audiencës shqiptare, për shkak të vargjeve në shqip që janë bërë virale: Çike çike luje belin çike, ti je një bombë, bombë atomike.

Kënga do të shoqërohet me videoklip, pjesë e konceptit vizual të albumit, ku të gjitha 13 këngët e “Dirty Blonde” do të kenë klipet e tyre përkatëse. Rexha publikoi së fundmi një trailer në Instagram, duke rritur kureshtjen e publikut, me mbishkrimin provokues: “Ku janë të gjithë k** e mia shqiptare.”

Pamjet e para tregojnë një Bebe Rexha më provokuese, në një skenar flirtues me një burrë më të moshuar, duke përfshirë edhe një puthje dhe tatuazhin “Bebe” në barkun e personazhit mashkull. Stili ekstravagant i këngëtares duket i pranishëm si gjithmonë.

Fansat numërojnë ditët deri në publikim, ndërsa pritshmëritë janë që “Çike Çike” të bëhet një nga hitet më të komentuar të sezonit dhe një moment i rëndësishëm që lidh Rexhën me rrënjët e saj shqiptare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Gjykata Supreme e SHBA i kufizon kompetencat Donald Trump për tarifat

0
Gjykata Supreme e SHBA-së vendosi se presidenti nuk ka autoritetin të vendosë në mënyrë të njëanshme tarifa të gjera ndaj pothuajse çdo vendi në...

Ministrja Koçiu: “Dhuna nuk është kauzë, është sabotim”

0
Ministrja Koçiu ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me zhvillimet gjatë protestës, duke përdorur një gjuhë të ashpër ndaj organizatorëve dhe...

Molotov drejt Xhamisë së Namazgjasë, besimtarët ndërpresin namazin: “Të paktën jo këtu”

0
Tensione të forta janë shënuar gjatë protestës, ku sipas raportimeve nga terreni, janë hedhur mjete ndezëse në drejtim të Xhamisë së Namazgjasë. Ngjarja ka shkaktuar...

Tension në protestën e opozitës, një i ri mbetet pa ndjenja pas gazit lotsjellës

0
Një protestues ka mbetur i lënduar gjatë protestës së opozitës, pas përdorimit të gazit lotsjellës nga efektivët e policisë për shpërndarjen e turmës. Siç shihet...

Big Brother VIP Albania: Krusita shpreh habinë pas përjashtimit të Kristi Lamajt

0
Pas përjashtimit të papritur të Kristi Lamajt nga “Big Brother VIP Albania”, banorja Krusita, me të cilën ai kishte krijuar një lidhje të ngushtë...