26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Koçiu konfirmon: Garda e Republikës ka shtuar dy truproja për Altin Dumanin

TIRANË – Ministrja e Brendshme, Taulant Koçiu, hodhi poshtë spekulimet se Garda e Republikës nuk kishte zbatuar vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për shtimin e truprojave për prokurorin e SPAK, Altin Dumani.

Në një deklaratë zyrtare, Koçiu theksoi se vendimi është zbatuar në mënyrë të plotë, duke shtuar dy truproja të tjerë në organikën e Gardës për mbrojtjen e Dumani. “KLP ka marrë vendim dhe në momentin që merr vendim ka edhe një anëtar përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme në nivelin e zv/ministrit. Jemi vënë në dijeni, kemi qenë pjesë e vendimmarrjes. Nga ana tjetër, Garda e Republikës ka zbatuar këtë vendim duke shtuar dy truproja për Dumanin në nivelin e prokurorit të SPAK. Garda ka marrë të gjitha masat dhe ka miratuar shtimin e dy punonjësve,” tha ministrja.

Kërkesa për shtimin e truprojave u bë nga kreu aktual i SPAK, Klodian Braho, për të garantuar sigurinë e Dumaniut, i cili gjatë kohës si drejtues i SPAK-it ka qenë i përfshirë në hetime të ndjeshme. Për shkak të përgjegjësive të tij, Dumani ka qenë nën mbrojtje të rreptë deri në përfundim të mandatit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...