GRAMSH – Pas disa ditësh kërkimesh, 14-vjeçarja Amelja Mersiti, e cila ishte zhdukur që prej 12 shkurtit, është rikthyer në banesë. Vajza jetonte me gjyshen, pasi prindërit ishin të divorcuar dhe kishin krijuar familje të re.
Sipas deklarimeve të gjyshes, Amelja kishte njohur një djalë 17-vjeçar, pa dhënë detaje për identitetin e tij. Policia njoftoi se e mitura është kthyer vetë në shtëpi dhe ka deklaruar se largimi kishte qenë me dëshirën e saj. Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën për të garantuar sigurinë e vajzës.






