PEQIN – Një mësues 51-vjeçar, B. D., është proceduar nga policia pas një incidenti në oborrin e një shkolle 9-vjeçare, ku dyshohet se ka goditur një nxënës të klasës së shtatë për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj mësuesit. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.






