Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së zhvilluar sot nga Partia Demokratike e Shqipërisë përpara ambienteve të Kryeministrisë dhe Parlamentit.
Në një postim në rrjetin social X, Rama ka ndarë një pamje të Xhamia e Namazgjasë, e cila shfaqet e rrethuar nga përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë, nën renë e gazit lotsjellës.
“Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë”, shkroi kreu i qeverisë krahas imazhit, duke kritikuar protestën e opozitës.
Protesta e thirrur nga opozita u shoqërua me tensione dhe ndërhyrje të policisë për shpërndarjen e turmës. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga drejtuesit e opozitës lidhur me deklaratën e kryeministrit.






