17.5 C
Tiranë
Monday, May 25, 2026
spot_img

Sali Berisha lëshon alarm kombëtar: “Shqipëria drejt shuarjes demografike, regjim diktatorial mbron korrupsionin”

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me përfaqësues të diasporës në selinë e PD-së, paralajmëroi për një krizë të thellë demografike dhe qeverisje që ai e cilësoi si diktatorial dhe shkatërrues për vendin.

Berisha prezantoi shifra alarmante mbi popullsinë shqiptare: “Nga viti 1990 deri në 2026, lindjet janë ulur 74%. Vjetërsimi i popullsisë ka ritme 300% më të shpejta se mesatarja europiane. Nëse vazhdohet kështu, pas 50 vitesh Shqipëria nuk do të ekzistojë si vend shqiptarësh.”

Lideri i opozitës denoncoi gjithashtu atë që e quajti “mburojë ligjore për vjedhjet”, duke akuzuar kryeministrin se përdor ligjin për të mbrojtur korrupsionin. Ai paralajmëroi se Bashkimi Evropian nuk mund të pranojë këtë model dhe mund të rikthejë procesin e integrimit në pikën zero.

Sipas Berishës, administrata është shndërruar në një mjet kontrolli, me rreth 240,000 të punësuar, krahasuar me 97,000 më parë, duke krijuar një varësi ekonomike që sipas tij pengon qytetarët të kundërshtojnë regjimin.

Ai u bëri thirrje shqiptarëve në vend dhe diasporë që të mobilizohen për mbrojtjen e votës dhe organizimin e protestave paqësore kundër regjimit Rama-Balluku. “Kjo betejë është fituese. Mediat ndërkombëtare po pasqyrojnë realitetin, sepse këtu po mbrohet korrupsioni,” përfundoi Berisha, duke bërë apel për veprim të menjëhershëm nga qytetarët dhe institucionet ndërkombëtare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 25 Maj 2026

0
♈ Dashi Ke shumë energji, por duhet ta kontrollosh impulsivitetin. Vepro me mendje të ftohtë. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Mos u përfshi në debate që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 25 Maj 2026

0
Më 25 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte tipike të fundpranverës që në disa zona i...

Gjykata lë në burg Adnan Galicën | Avokati: ‘Vuan nga skizofrenia dhe epilepsia’ –...

0
Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën “arrest me burg” për 36-vjeçarin Adnan Galica, i dyshuar si shkaktar i aksidentit tragjik ku humbi jetën 62-vjeçari...

Rikthehet ‘ura’ e kokainës drejt Europës | Arrestimi i Ervin Matës në Brazil zbardh...

0
Arrestimi në Brazil i të dyshuarit shqiptar për trafik droge, Ervin Mata, ka rikthyer në fokus rolin në rritje të grupeve kriminale nga Ballkani...

Alibej rrëfen vrasjet: ‘Ishin në pritë, po qëllonin gjatë gjithë kohës…’ | Deklaratat e...

0
Erjon Alibej, i penduar i drejtësisë, ka dhënë dëshmi të detajuara lidhur me vrasjen e vëllezërve Haxhia, duke përshkruar momentet e ngjarjes dhe rolin...