15.5 C
Tiranë
Tuesday, February 24, 2026
spot_img

Finalizohet operacioni “Operacionalja”, arrestohet në Shkodër Izmir Dunga i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja”, forcat e policisë kanë finalizuar me sukses kapjen e shtetasit Izmir Dunga, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali.

Shtetasi Dunga ishte i kërkuar për ekzekutimin e urdhrit për masën e sigurisë “Arrest në burg”, të dhënë nga Gjykata e Milanos, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, sipas Kodit Penal të Italisë.

“Operacioni u realizua në qytetin e Shkodrës nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Shkodër. U bë i mundur lokalizimi, identifikimi dhe arrestimi i shtetasit I. D., 35 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër”, njofton policia.

Ky veprim konfirmon koordinimin efektiv të autoriteteve shqiptare me strukturat ndërkombëtare për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe parandalimin e veprimtarive kriminale transnacionale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më p**dhunoi edhe mua “,Dëshmi tronditëse e vajzës së 64-vjeçari t që kërkohet pasi...

0
Një deshmi e fortë ka dalë në dritë në lidhje me 64- vjeçarin Mark Precin, shqiptarin e shpalllur në kerkim per tentativen e perdhunimit të dy...

Horoskopi ditor, e Martë, 24 Shkurt 2026

0
♈ Dashi Sot ndjenja juaj për drejtim është në rritje. Në punë, mund të ndjeni nevojën për të marrë përsipër një sfidë të re, por...

Parashikimi I motit, e Martë, 24 Shkurt 2026

0
Më 24 shkurt 2026, moti në vend pritet me alternime të kthjellimeve dhe vranësirave, të cilat herë‑herë mund të jenë edhe deri të dendura...

Lamborghini anulon makinën elektrike Lanzador: klientët e pasur nuk duan EV

0
Lamborghini ka vendosur të anullojë modelin e saj të parë tërësisht elektrik, Lanzador, i cili ishte planifikuar të vinte në prodhim në vitin 2028....

Kurti pas takimit me Abdixhikun: “Nuk i kemi numrat për Presidentin, duhen dy të...

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur para mediave pas takimit me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke theksuar nevojën për një marrëveshje më...