4.5 C
Tiranë
Friday, February 27, 2026
spot_img

Berisha: Nga 6500 mesazhe në dosjen “Balluku”, 3800 janë të Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për mediat në selinë blu, deklaroi se në dosjen që ai e cilësoi si “dosja Balluku”, nga 6500 mesazhe të administruara, 3800 sipas tij i përkasin kryeministrit Edi Rama.

Berisha pretendoi se kjo, sipas tij, dëshmon përfshirjen direkte të kreut të qeverisë, duke e cilësuar Ballukun si “shërbëtore” të Ramës dhe kryeministrin si “kokën” e korrupsionit. Ai shtoi se ndër dosjet që i konsideron më të rënda është ajo e AKSHI-t.

Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi gjithashtu kryeministrin për favorizim me tenderë të kompanisë 2T, duke pretenduar se janë dhënë dhjetëra kontrata publike.

Me dosjen AKSHI Edi Rama plaçkiti nëpërmjet baxhanakut, dosjen me qindra miliona euro. Bashkë me Mirlindën e AKSHI-t plaçkitën të dhënat e të gjithë shqiptarëve. Morën peng, emëruan dhe shkarkuan ministra në përputhje me interesat kriminale, Rama -Agasi. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen. Lubinë po e mbron për të hequr imunitetin për të mos e shkarkuar, dhe këto janë përpjekje për të mbrojtur veten. Kur Kushtetuta parashikon pezullim nga detyra”, tha ai.

Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga kryeministri Edi Rama apo përfaqësues të qeverisë lidhur me deklaratat e bëra nga kreu i opozitës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Bes Kallaku sqaron këngën e re “Rrëfim”: Jo diss, por kapitull i ri jete

0
Pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale për projektin e tij të fundit muzikor, “Rrëfim”, Bes Kallaku ka vendosur të sqarojë publikisht çdo keqkuptim. Përmes...

Shok në “Big Brother VIP 5”/ Zarf i zi anulon televotimin, banorët pa dijeni

0
Një surprizë e paparashikuar ka tronditur ambientin e “Big Brother VIP 5”: një zarf i zi ka mbërritur në shtëpi, duke sjellë anulimin e...

Jonida Maliqi rrëfen për divorcin dhe momentet më të vështira me djalin: “Kam menduar...

0
Këngëtarja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi, ka folur për herë të parë hapur për divorcin pas 17 vjetësh martese dhe për periudhën e vështirë...

Mira Konçi rrëfen dashurinë e babait dhe vitet e vështira të komas: “Ishte jashtëzakonisht...

0
Këngëtarja e njohur shqiptare, Mira Konçi, ka ndarë sot për herë të parë momente të veçanta nga jeta e saj personale, duke rrëfyer marrëdhënien...

Vlorë: Nis prishja e ndërtimeve pa leje mbi kanalet, për të parandaluar përmbytjet

0
Në qytetin e Vlorës ka nisur ndërhyrja për prishjen e ndërtimeve pa leje mbi kanalet e ujërave të larta, një veprim që synon parandalimin...