20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës, ngre akuza për afera korruptive dhe pasuri të pajustifikuara

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar sërish dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për përfshirje në afera të mëdha korruptive dhe për pengim të funksionimit të drejtësisë.

Në një deklaratë për mediat, Berisha iu referua edhe një raporti të vitit 2014 të OSBE-së, për të cilin pretendoi se përmendet emri i Ramës në lidhje me akuza për fonde të depozituara në “offshore” në vlerën e 200 milionë eurove. Sipas tij, ndaj kësaj akuze nuk është ndërmarrë asnjë padi nga kryeministri.

Përsëri jam këtu për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës nga detyra e kryeministrit. I cili rezulton jo vetëm i implikuar në mega aferat më të mëdha korruptive të Shqipërisë dhe Evropës, por është edhe pengesa e funksionimit të drejtësisë. Emri i Edi Ramës lidhet me akuzën direkte të raportit të OSBE në 2014, në të cilin njoftohet se Edi Rama mori detyrën e kryeministrit duke patur të depozituara në offshore 200 mln euro. Ndaj kësaj akuze konkrete, Rama nuk ngriti asnjë lloj padie”, deklaroi Berisha.

Ish-kryeministri ngriti akuza edhe për pasuritë e Ramës, përfshirë banesën në Surrel dhe një pallat në Tiranë, për të cilat pretendoi se janë ndërtuar me fonde të pajustifikuara dhe në kundërshtim me ligjin. Ai përmendi gjithashtu një kompani ndërtimi, duke e cilësuar përfituese të tenderave publikë dhe duke e lidhur me ndërtimin e pronave në fjalë.

Berisha përdori tone të ashpra në adresimin e akuzave, duke e cilësuar kryeministrin si përgjegjës për “plaçkitje të fondeve dhe pasurive publike”.

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk ka pasur një reagim zyrtar nga kryeministri Edi Rama apo nga përfaqësues të qeverisë lidhur me deklaratat e bëra nga kreu i opozitës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...