16.5 C
Tiranë
Sunday, May 31, 2026
spot_img

Christina Applegate: “Ka ditë kur mezi qëndroj në këmbë” – rrëfim i sinqertë për betejën me sklerozën multiple

Aktorja amerikane Christina Applegate ka ndarë një përditësim të hapur mbi gjendjen e saj shëndetësore, duke treguar se për shkak të sklerozës multiple tashmë kalon pjesën më të madhe të ditës e shtrirë në shtrat. 54-vjeçarja, e cila e bëri publike diagnozën në vitin 2021, foli për revistën People, ku pranoi se dhimbjet e forta dhe lodhja e vazhdueshme e kufizojnë ndjeshëm në përditshmëri.

Sipas saj, ka ditë kur e ka të pamundur të qëndrojë gjatë në këmbë, ndaj pushimi është bërë pjesë thelbësore e rutinës së saj.

Megjithatë, pavarësisht sfidave, Applegate përpiqet të ruajë momente të veçanta me vajzën e saj 15-vjeçare, Sadie. Ajo tregon se sa herë që mundet e çon vetë në shkollë, duke e cilësuar këtë si pjesën më të bukur të ditës. “Është koha jonë vetëm për vetëm”, është shprehur aktorja, duke theksuar se përqendrohet te një qëllim i thjeshtë: ta çojë të bijën e sigurt dhe më pas të kthehet në shtëpi për të pushuar.

Ndërkohë, ajo po përgatitet për publikimin e librit autobiografik You With the Sad Eyes, që pritet të dalë më 3 mars. Në këtë rrëfim personal, aktorja do të trajtojë jo vetëm përballjen me sklerozën multiple, por edhe fëmijërinë si yll i vogël, sfidat në industrinë e argëtimit dhe përvojat e vështira që kanë lënë gjurmë në jetën e saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më tha se fëmija s’ishte i imi” – rrëfimi në gjykatë i shqiptarit që...

0
Detaje të rënda janë zbardhur në një proces gjyqësor në Greqi, ku po gjykohet Kastriot Cenko, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij,...

‘Kam një surprizë te stallat’ – Ilir Shaqiri ndez dyshimet për 10 mijë eurot...

0
Kërkimi për 10 mijë eurot e fshehura në formatin “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të papritur, pasi dyshimet tani janë përqendruar te Ilir...

‘Ar i zi’ që rritet në Shqipëri shitet deri në 3000 dollarë/kg – tartufi...

0
Një produkt natyror i rrallë që rritet në disa zona të Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e tregut ndërkombëtar, duke u...

17-vjeçari vdes pas plagosjes në Kamzë – ‘Arma u shkrep aksidentalisht brenda banesës’, shokët...

0
Ka përfunduar në tragjedi ngjarja e rëndë e regjistruar më 24 maj në periferi të Tiranës, ku një 17-vjeçar i plagosur me armë zjarri...

Cllevio në GJKKO për çështjen e Laert Haxhiut: ‘Noizy të vijë këtu të përballet’...

0
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), në kuadër të procesit gjyqësor që lidhet...