22.1 C
Tiranë
Friday, June 26, 2026

“Administrata 2030, prioritet absolut për Shqipërinë në BE” – Pirdeni: Jemi lider në rajon sipas SIGMA-s

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, e cilësoi si prioritet absolut rrugëtimin drejt “Administratës 2030”, një vizion që synon përgatitjen e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Duke prezantuar para grupit parlamentar të Partisë Socialiste ecurinë e reformës në administratën publike dhe masat kundër korrupsionit, Pirdeni theksoi se vendi ka marrë një vlerësim shumë pozitiv nga SIGMA, i cili e rendit Shqipërinë si lider në rajon për performancën e administratës publike.

“Bëhet fjalë për katër fusha të administratës publike, konkretisht: menaxhimi i financave publike, menaxhimi i burimeve njerëzore, digjitalizimi i shërbimeve publike si dhe koordinimi i politikave”, u shpreh ministrja.

Sipas saj, një nga ndërhyrjet më të thella strukturore është reforma e pagave, e cila është vlerësuar veçanërisht nga SIGMA. “Kjo është një reformë që vendos një model të qartë karriere, të bazuar mbi shpërblimin dhe njohjen e aftësisë në punë, duke mbajtur premtimin për rishikim të vazhdueshëm të sistemit të pagave”, deklaroi Pirdeni.

Ministrja nënvizoi se paralelisht po avancojnë përpjekjet për inovacion në administratë, përfshirë gjenerimin automatik të të dhënave për punonjësit, si pjesë e modernizimit të strukturave shtetërore.

Një tjetër prioritet, sipas saj, është shndërrimi i administratës në një punëdhënës konkurrues, përmes një modeli të ri rekrutimi dhe vlerësimi që garanton më shumë transparencë dhe matje të performancës. Në këtë kuadër, ajo përmendi iniciativën “Karriera jote, e ardhmja e Shqipërisë europiane”, që synon të tërheqë profesionistë me profile prioritare për procesin e integrimit.

Po ashtu, Pirdeni njoftoi krijimin e një portali të rishikuar të punësimit në administratë, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, si dhe përfundimin brenda 6-mujorit të parë të procesit të vlerësimit të kapaciteteve institucionale për negociatat me BE-në.

“Identifikimi i sektorëve ku kemi ekspertizë dhe atyre ku kemi boshllëqe do të shoqërohet me krijimin e strukturave të reja ose forcimin e kapaciteteve ekzistuese, me fokus optimizimin e burimeve dhe jo rritjen e pakufishme të numrit të punonjësve”, theksoi ministrja.

Sipas saj, këto hapa dëshmojnë një administratë në transformim, me synim rritjen e efikasitetit, integritetit dhe përgatitjen e plotë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“America qëndron pranë Venezuelës”/ SHBA dërgon menjëherë ekipe shpëtimi dhe ndihma humanitare pas tërmeteve...

0
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar dërgimin e menjëhershëm të ekipeve të kërkim-shpëtimit, pajisjeve mjekësore dhe ndihmës humanitare në Venezuelë, pas tërmeteve të fuqishme që...

“Mund t’ia sugjeroni për foto profili”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën me kullën në qendër...

0
Ndryshimi i papritur i imazhit në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama, i cili zëvendësoi fotot e profilit dhe të kopertinës në Facebook me...

“Bëhu ushtar i prokurorisë!” – Përplasje e fortë mes Metës dhe Kryemadhit në GJKKO,...

0
Një debat i fortë mes ish-bashkëshortëve Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi ka shoqëruar seancën e djeshme në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Rama alarmon socialistët: “Mjaft me ekrane, zbrisni urgjentisht në terren!” – Kritika edhe për...

0
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një ndryshim të menjëhershëm të mënyrës së funksionimit të Partisë Socialiste në terren, duke u dhënë porosi drejtuesve politikë...

Horoskopi ditor, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji të re dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi interesante në punë ose në jetën personale mund të kërkojë një...