17.5 C
Tiranë
Tuesday, April 21, 2026
spot_img

E dënuar me 10 vite burg në Gjermani për trafik droge, arrestohet në Tiranë 19-vjeçarja

Një 19-vjeçare gjermane, e dënuar me 10 vite burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë.

Policia e Shtetit bëri të ditur se e reja, e identifikuar si Maryam Assaf, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ishte fshehur në Shqipëri. Ajo u kap në kuadër të fazës së 85-të të operacionit të koduar “Operacionalja”, të zhvilluar nga Policia e Shtetit.

Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi u realizua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, pas shkëmbimit të informacioneve me homologët gjermanë.

Autoritetet bëjnë me dije se në qershor 2025, Gjykata e Hanoverit e kishte dënuar 19-vjeçaren me 10 vite burgim për krime në fushën e narkotikëve.

Arrestimi i saj në Tiranë u krye në mënyrë provizore, me qëllim nisjen e procedurave për ekstradimin drejt Gjermanisë, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia gjermane.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor , e Hënë, 20 Prill 2026

0
♈ Dashi Energjia fillon të qetësohet. Është moment i mirë për të përfunduar gjëra të nisura dhe për të shmangur nxitimin. ♉ Demi Je në prag të...

Parashikimi i motit, e Hënë, 20 Prill 2026

0
Më 20 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i qëndrueshëm dhe i ngrohtë, me tipare të theksuara pranverore që afrohen drejt verës. Gjatë ditës priten...

“UniAmo Macerata”/Shqiptari kandidon në Itali: Ervin Cakerri në garë për Këshillin Bashkiak në Macerata

0
Një tjetër histori integrimi dhe angazhimi vjen nga komuniteti shqiptar në Itali. Ervin Cakerri, i lindur në Shqipëri në vitin 1980 dhe banues prej...

“Dy të rinj në pranga” – goditet grupi i lidhur me mafian shqiptare në...

0
Policia greke ka arrestuar dy të rinj në zonën e Agios Panteleimonas në Athens, të dyshuar për përfshirje në një aktivitet kriminal të lidhur...

‘Një rrugëtim i gjatë me një ekip profesionistësh’ – prapaskenat e finales së ‘BBVA5’,...

0
Sot shënohet finalja e shumëpritur e “Big Brother VIP Albania 5”, një moment që ka mbajtur të angazhuar publikun për më shumë se 100...