23.3 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

Ivi Kaso: Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas rrit çmimet e transportit dhe bukës në juglindje

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ngriti shqetësimin në Kuvend lidhur me pasojat ekonomike nga shembja e aksit rrugor Librazhd-Prrenjas, duke e cilësuar atë si një akt të “pastër korrupsioni”.

Sipas Kasos, dëmet e shkaktuara po i paguajnë mbi 200 mijë banorë të juglindjes, ndërsa kostot e transportit janë rritur ndjeshëm për shkak të devijimeve të kamionëve me 40-60 kilometra më shumë.

“Dje u rrit çmimi i biletës së autobusit për në Tiranë, ndërkohë që sot po rritet edhe çmimi i bukës në Korçë. Për 12 vite qytetarët e juglindjes janë mashtruar me premtime të zbrazëta, ndërsa halli më i madh i Ministrisë së Infrastrukturës është ai i ministres, jo i rrugëve,” deklaroi Kaso.

Ai akuzoi ministrinë për menaxhim të dobët dhe theksoi se pasojat financiare po ndjehen direkt nga qytetarët dhe bizneset lokale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...