28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Selena Gomez flet hapur për çrregullimin bipolar: “Diagnoza më ndihmoi të jetoj lirshëm”

Këngëtarja dhe aktorja Selena Gomez dhe bashkëshorti i saj, producenti Benny Blanco, kanë folur hapur për mënyrën si e menaxhojnë së bashku çrregullimin bipolar të artistes.

Gomez ishte e ftuar në episodin e së martës të podkastit të Blanco-s, Friends Keep Secrets, ku në një bisedë me mikun e tij të ngushtë Lil Dicky dhe bashkëshorten e tij, Kristin Batalucco, rrëfeu sfidat e shëndetit të saj mendor.

Ajo e përshkroi momentin e marrjes së diagnozës si “jashtëzakonisht të ndërlikuar”, duke treguar se rrugëtimi i saj përfshiu disa terapistë dhe katër qendra rehabilitimi.

Blanco ndërhyri duke shpjeguar se bashkëshortja e tij ndonjëherë përjeton episode manie dhe se në fillim nuk e kuptonin çfarë po ndodhte. “Ajo e kupton pasi ka kaluar episodi dhe ndonjëherë as nuk është e ndërgjegjshme kur po ndodh,” tha ai, duke theksuar se përballja direkte gjatë kulmit të episodit nuk është gjithmonë zgjidhja e duhur.

Gomez, 33 vjeç, u shpreh se nuk ndjen turp për episodet e saj dhe se vetëdija për to e ndihmon t’i dallojë më shpejt. “Është e dobishme të kesh një partner që e kupton situatën, të pranon dhe pastaj gradualisht përballet me çfarë po ndodh,” tha ajo.

Artistja bëri publik çrregullimin bipolar në vitin 2020, pas një krize të përjetuar në vitin 2018. Në intervista të mëvonshme, përfshirë një për Vanity Fair në shtator 2024, ajo ka treguar se aktualisht ndjek mjekimin e duhur dhe përdor edhe metoda ndihmëse si ndryshimi i temperaturës – uji i ftohtë apo ngrohëset – për ta ndihmuar veten gjatë momenteve të vështira.

Në tetor 2024, në një bisedë në rrjetet sociale me influencuesin Rami Bader, Gomez theksoi se në ditët e vështira zgjedh të rrethohet vetëm me një ose dy persona të besuar. “Nëse jam pranë njerëzve që më bëjnë të ndihem mirë dhe më japin hapësirë të them gjithçka, kjo më ndihmon gjithmonë,” u shpreh ajo.

Rrëfimi i saj vlerësohet si një tjetër hap i rëndësishëm në ndërgjegjësimin për shëndetin mendor dhe në thyerjen e stigmatizimit rreth çrregullimeve psikike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...