24.9 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Gjykata e Posaçme vendos dënimet për dosjen “Sterilizimi”: Rrjepaj dhe Rrapaj, 4 vite burg me gjykim të shkurtuar

Gjykata e Posaçme ka mbyllur sot fazën e vendimmarrjes për të pandehurit që pranuan gjykimin e shkurtuar në dosjen e njohur si “Sterilizimi”.

Mes të dënuarve janë ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, përfaqësues i kompanisë koncesionare, të cilët fillimisht u dënuan me 6 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul në 4 vite.

Ndërsa Marsela Serjani u dënuar me 3 vite e 6 muaj, që u ul në 2 vite burg, me heqjen e masës “arrest në shtëpi” për kohën e kaluar në këtë masë sigurie.

Vendimet për të tjerët:
• Petrit Mersini – shërbim prove, hiqet detyrimi për paraqitje;
• Arben Gjata – shërbim prove;
• Genc Byrazeri – 80 orë punë në interes publik;
• Naile Ajazi – shërbim prove.

Çështja ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, vijon me procedurë të zakonshme dhe nuk ishte pjesë e vendimmarrjes së sotme.

Ky vendim përfundon për të pandehurit që pranuan gjykimin e shkurtuar, ndërsa procesi për të akuzuarit e tjerë do të vazhdojë veçmas.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...