22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Klodian Braho raporton në Bruksel progresin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Kreu i SPAK, Klodian Braho, raportoi më 3 mars përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian në Bruksel lidhur me progresin e Shqipërisë në kapitujt 23 dhe 24 të negociatave të anëtarësimit, që përfshijnë gjyqësorin, të drejtat themelore dhe luftën kundër korrupsionit.

Braho i përgjigjej pyetjeve të DG ENEST, Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore, gjatë mbledhjes së 7-të të Komitetit të Drejtësisë dhe Sigurisë, ku u diskutuan reformat kyçe për integrimin. Fokus ishte pavarësia e gjyqësorit, forcimi i sundimit të ligjit dhe veprimet konkrete kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Raporti i SPAK është thelbësor për vendimmarrjen e shteteve anëtare të BE-së mbi dritën jeshile të raportit paraprak IBAR për Shqipërinë dhe për vijimin e mbylljes së kapitujve të negociatave. Sipas Komisionit Europian, roli i SPAK dhe GJKKO në hetimin dhe gjykimin e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet një shtyllë kyçe e reformës në drejtësi të vitit 2016, duke krijuar një historik më të besueshëm në këtë fushë, përfshirë edhe hetimin e zyrtarëve të nivelit të lartë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...